Rezoluta përfundimtare e marshit të 22 Bahmanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122308-rezoluta_përfundimtare_e_marshit_të_22_bahmanit
Pjesëmarrësit në marshin e festës së 22 Bahmanit, përvjetorit të 43-të të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në rezolutën përfundimtare të këtij marshi kanë theksuar ruajtjen e unitetit dhe solidaritetit kombëtar në të gjitha kushtet dhe rrethanat deri në arritjen e zhvillimit dhe progresit duke shtuar përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 11, 2022 14:52 Europe/Tirane
  • Rezoluta përfundimtare e marshit të 22 Bahmanit

Pjesëmarrësit në marshin e festës së 22 Bahmanit, përvjetorit të 43-të të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në rezolutën përfundimtare të këtij marshi kanë theksuar ruajtjen e unitetit dhe solidaritetit kombëtar në të gjitha kushtet dhe rrethanat deri në arritjen e zhvillimit dhe progresit duke shtuar përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Në rezolutën e marshit të 22 bahmanit, duke uruar festën e 43 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik dhe ripërtëritjen e besëlidhje me idealet e Imam Khomejnit (ra), udhëheqjen dhe dëshmorët, thuhet: "Populli besimtar i Iranit Islamik nën udhëheqjen e liderit suprem të Revolucionit Islamik dhe në bazë të vizionit të tij revolucionar, e ka kuptuar shumë mirë që armiku dashakeqës duke shfrytëzuar diktaturën mediale po mundohet t'i zhvlerësojë sukseset dhe të arriturat e mëdha në fushën e zhvillimit dhe progresit në sektorët e ndryshëm të Iranit duke i paraqitur ato si të parëndësishme. Vazhdimi i rrugës së Revolucionit Islamik është mësimdhënës dhe veprim në bazë të deklaratës "Hapi i Dytë i Revolucionit" dhe duke zgjeruar veprimtarinë dhe punën e informimit dhe vetëdijesimit si një obligim i prerë dhe detyrë urgjente, mund të arrihen majat e zhvillimit dhe progresit të vendit në fusha të ndryshme. Ngritja dhe zhvillimi për çdo ditë e më i madh i fushave shkencore-teknologjike, ekonomike dhe ushtarake dhe sidomos realizimi i plotë të drejtave legjitime dhe të plota atomike të popullit të Iranit dhe forcimi për çdo ditë e më shumë i bazave themelore të industrive të mbrojtjes dhe raketore, është kërkesë e të gjithë popullit iranian kurse qëndrimet e autoriteteve të larta perëndimore në lidhje me kapacitetet mbrojtëse të Iranit; janë të papranueshme dhe të dënuara".

Pjesëmarrësit në marshin madhështor të 22 Bahmanit edhe një herë kanë theksuar ruajtjen e unitetit kombëtar dhe shmangien nga çfarëdo lloj veprimi përçarës dhe distancimin nga ata faktorë të jashtëm dhe të brendshëm që ndjekin politikat intrigruese të fuqive arrogante, si dhe kanë theksuar mbështetjen e gjithanshme ndaj unitetit të botës islame dhe ndaj frontit të rezistencës për mbrojtjen e Palestinës dhe Kodsit të shenjtë si një prej çështjeve në shkallën e prioritetit të parë të myslimanëve anë e mbanë botës. Marshuesit e 22 Bahmanit gjithashtu kanë dënuar krimet barbare të regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij kundër Jemenit dhe heshtjen e qarqeve ndërkombëtare që pretendojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.