Delegacioni iranian takohet me delegacionin e Rusisë në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122350-delegacioni_iranian_takohet_me_delegacionin_e_rusisë_në_vjenë
Delegacioni i Iranit dhe Rusisë kanë zhvilluar një takim në Vjenë për konsultime të mëtejshme në negociatat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2022 11:11 Europe/Tirane
  • Delegacioni iranian takohet me delegacionin e Rusisë në Vjenë

Delegacioni i Iranit dhe Rusisë kanë zhvilluar një takim në Vjenë për konsultime të mëtejshme në negociatat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.

Takimi dypalësh mes delegacioneve negociatore të Iranit dhe Rusisë në Vjenë u zhvillua me kryesinë e Ali Bagheri Kani, kryenegaciatorit të Iranit dhe Mikhail Olyanov, shefit të delegacionit negociator të Rusisë.

Në vazhdim të raundit të tetë të negociatave të Vjenës, dje (të premten) janë zhvilluar takime në nivel të ekspertëve për heqjen e sanksioneve.

Ndërkohë Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, duke theksuar dështimin e prerë të politikës së presionit maksimal të qeverisë së Amerikës dhe duke kritikuar mosveprimin e tre shteteve evropiane përball kësaj politike çnjerëzore, ka thënë: "Irani në bazë të interesave kombëtare, me vullnet serioz do të marrë pjesë në negociata për arritjen e marrëveshjes së mirë, mirëpo arritja e marrëveshjes ka nevojë për marrjen e vendimeve të rëndësishme nga ana e palëve perëndimore, sidomos Amerikës.