Vërtetohet efikasiteti i vaksinës iraniane "Razi Covopars"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122358-vërtetohet_efikasiteti_i_vaksinës_iraniane_razi_covopars
Me vërtetimin e efikasitetit të lartë të vaksinës iraniane "Razi Covopars", disa vende kanë treguar interesim për blerjen dhe përdorimin e kësaj vaksine.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 12, 2022 16:53 Europe/Tirane
  • Vërtetohet efikasiteti i vaksinës iraniane

Me vërtetimin e efikasitetit të lartë të vaksinës iraniane "Razi Covopars", disa vende kanë treguar interesim për blerjen dhe përdorimin e kësaj vaksine.

"Razi Covopars" është vaksina iraniane kundër virusit Covid-19 e prodhuar nga Instituti për Prodhimin e Vaksinave dhe Serumeve "Razi" i cili rreth dy vite më parë ka filluar hulumtimet dhe studimet për prodhimin e vaksinës me nuhatje dhe injektim në Iran dhe aktualisht është vërtetuar efikasiteti i lartë i kësaj vaksine në krahasim me disa vaksina të vendeve të tjera dhe si rezultat disa vende kanë treguar interesim për blerjen e kësaj vaksine iraniane.

Dr. Ali Is'haki, shefi i institut medicinal "Razi" në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka thënë: "Vaksina e institutit "Razi" të Iranit nga aspekti i testit për rritjen e imunitetit qelizor, krijon imunitet rreth 75%".

Vlen të theksohet se instituti medicinal "Razi" ka eksperiencë pune rreth 100 vjeçare në fushën e prodhimit të medikamenteve dhe vaksinave.

Vaksina iraniane "Covo Pars" është vaksina e dytë iraniane kundër virusit Korona e cila është prodhuar si rezultat i punës dhe përpjekjeve të hulumtuesve iranianë dhe është treguar efikase gjatë hulumtimeve shkencore.