Kinemaja e Iranit me 24 filma merr pjesë në tregun e filmit në Berlin
Qendra Ndërkombëtare e Organizatës Kinematogfrafike "Sure" e Iranit këtë vit merr pjesë me 24 vepra në sektorët e filmit artistik, filmit të shkurtër, filmit dokumentar dhe animacion në tregun e filmit evropian në festivalin e Berlinit.
Sesioni i 72-të i festivalit të filmit në Berlin zhvillohet nga 10 deri më 20 shkurt në Gjermani.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se me fillimin zyrtarisht të sesionit të 72-të festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin, këtë vit Qendra Ndërkombëtare e Organizatës Kinematofrafike "Sure" e Iranit merr pjesë në këtë ngjarje të madhe të filmave.
Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për organizimin fizik të këtij sesioni të tregut të filmit në Gjermani, për shkak të përhapjes së pandemisë së virusit Korona, ky treg i filmit për të dytin vit me radhë zhvillohet në mënyrë virtuale.
Qendra Ndërkombëtare e Organizatës Kinematofrafike "Sure" e Iranit me 24 filma iranianë merr pjesë në sektorë të ndryshëm të filmit artistik, filmit të shkurtër, filmit dokumentar dhe animacion.