Irani, qendër e shkencave mjekësore në rajon dhe botë
Zv/kryetari i Festivalit të Shkencave Mjekësore "Razi" në Iran ka theksuar se Irani është qendër e shkencave mjekësore në rajon dhe botë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Naser Simfurush, zv/kryetari i këshillit të festivalit të 27-të të hulumtimeve dhe teknologjisë së shkencave mjekësore "Razi" në Iran, deklaroi: "Irani vazhdon të shkëlqejë si një qendër mjekësore në rajon dhe botë dhe falë begatisë së Revolucionit Islamik, në Iran edukohen mbi 7000 mjekë të specializuar në vit".
Dr. Naser Simfurush sot në ceremoninë e hapjes së sesionit të 27-të të festivalit për hulumtime dhe teknologji të shkencave mjekësore "Razi", tha: "Irani në shumë qarqe mjekësore dhe hulumtuese, sidomos në botën islame, është model".
Sesioni i 27-të i festivalit për hulumtime dhe teknologji mjekësore "Razi" në Iran ka filluar punimet nga sot me moton "Ene Medinetul-ilm va Ali babuha" në prag të përvjetorit të lindjes së prijësit të besimtarëve Hazretit Imam Ali (a.s.), gjatë një ceremonie në prani të Muhamed Mokhbar, zv/presidentit të parë të Republikës Islamike të Iranit, Sorna Satari, sekretari për çështje shkencore dhe teknologjike të Presidencës së Iranit, Bahram Ajnullahi, ministrit të shëndetësisë, dhe Muhamedali Zulfigol, ministrit të shkencave, hulumtimeve dhe teknologjisë së Iranit.
Festivali për hulumtime dhe teknologji shkencore "Razi" në Iran zhvillohet për çdo vit për të vlerësuar punën e hulumtuesve dhe studiuesve të dalluar iranianë dhe të huaj nga vendet e rajonit të Azisë Perëndimore dhe nga vendet anëtare të organizatës ISESCO për të prezantuar veprimtarit hulumtuese më të dalluara në fushën e shkencave mjekësore.