Kryenegociatori i Iranit takohet me shefin e ANEA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122542-kryenegociatori_i_iranit_takohet_me_shefin_e_anea
Kryenegociatori i Iranit Ali Bagheri Kani u takua të martën me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi në Vjenë, Austri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 15, 2022 15:53 Europe/Tirane
  • Kryenegociatori i Iranit takohet me shefin e ANEA

Kryenegociatori i Iranit Ali Bagheri Kani u takua të martën me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi në Vjenë, Austri.

Takimi u zhvillua në mes të përpjekjeve intensive diplomatike në kryeqytetin austriak për të hequr sanksionet kundër Iranit. Bagheri Kani dhe Grossi diskutuan bashkëpunimin midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA). Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së është njohur në marrëveshjen bërthamore të Iranit si i vetmi organ i kualifikuar për të inspektuar dhe verifikuar pajtueshmërinë e Iranit me marrëveshjen. Irani dhe G4+1, përkatësisht Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Britania e Madhe, po zhvillojnë bisedime në Vjenë për një rikthim të mundshëm të SHBA-së në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Shtetet e Bashkuara kanë një pjesëmarrje indirekte në bisedime sepse janë larguar nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018. Bagheri Kani ditët e fundit ka pasur shumë takime dypalëshe dhe shumëpalëshe me palët pjesëmarrëse në marrëveshjen bërthamore.