Irani prodhon vaksinën e re Barakat kundër variantit Omicron
Kompania prodhuese e vaksinës Cov Iran Barakat ka njoftuar për prodhimin e vaksinës speciale kundër variantit Omicron dhe aktualisht kjo vaksinë ka marrë lejen për testime në kafshë.
Specialistët dhe shkencëtarët iranianë deri më tani kanë prodhuar disa lloje të vaksinave kundër virusit Korona, projekte mjekësore këto të cilat janë vlerësuar nga komuniteti shkencor botëror. Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Kompania "Shafa Pharmed" me anë të një deklarate për media, ka deklaruar se përhapja e variantit Omicron dhe publikimi i raporteve shkencore për arratisjen e këtij varianti të virusit Korona nga anti-trupat e prodhuara nga vaksinat aktuale dhe reduktimi i efikasiteti të tyre, ka krijuar shqetësime të mëdha dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë një muaj më parë, me anë të një deklarate, ka thënë se politika e përsëritjes së dozave nuk është qasje e qëndrueshme dhe prodhuesit e vaksinave duhet t'i përditësojnë vaksinat në përputhje me variantet ngadhënjyese.
Kompania "Shafa Pharmed" në këtë deklaratë thotë: "Duke vëzhguar rezultatet shkencore dhe duke u konsultuar me specialistët e kësaj fushe, prodhimi i vaksinës speciale për variantit Omicron ka filluar një muaj pas identifikimit të këtij varianti të virusit Korona në Iran dhe rezultat e përditësuara të vaksinës janë zbatuar mbi modelin e kafshëve. Duke pas parasysh dokumentet shkencore të kësaj vaksine, rezultatet e para të hulumtimeve të kësaj vaksine janë përditësuar dhe tregojnë neutralizimin 100% të variantit Omicron nga vaksina e re dhe në hulumtimet mbi kafshë, kjo vaksinë është vërtetuar se nuk përmban rrezik".