Amir Abdulahjan shkon për të marrë pjesë në Konferencën e Munihut
(last modified Fri, 18 Feb 2022 13:52:07 GMT )
Shkurt 18, 2022 14:52 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan shkon për të marrë pjesë në Konferencën e Munihut

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit sot është nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në sesionin e 58-të të Konferencës së Sigurisë së Munihut.

Konferenca e Sigurisë së Munihut do të fillojë punimet nga sot (të premten) me pjesëmarrjen e autoriteteve dhe eksperteve të sigurisë së vendeve të ndryshme të botës.

Kjo konferencës në këtë vit për shkak të përhapjes së variantit Omicron zhvillohet me pjesëmarrjen e një numri të kufizuar të autoriteteve të vendeve të ndryshme. Konferenca e sigurisë Munihut për dy vite me radhë është zhvilluar në formë virtuale për shkak të përhapjes së pandemisë së virusit Korona. Camala Haris, zv/presidentja e Amerikës dhe Olaf Scholz, kancelari i Gjermanisë, së bashku me 35 autoritete të larta të vendeve të botës do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut këtë vit. Konferenca e Sigurisë së Munihut këtë vit zhvillohet në hotelin luksoz Bayerischer Hof dhe në rrethana të vështira. Në vend të mbi 2000 pjesëmarrësve që për çdo vit marrin pjesë në këtë konferencë në kushte normale, këtë vit marrin pjesë vetëm 600 të ftuar. Ky është sesioni i fundit i Konferencës së Sigurisë së Munihut që zhvillohet gjatë presidencës së Wlfgang Ishinger.

Tags