Presidentit Raisi i dhurohet fanella e Kombëtares së Katarit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122858-presidentit_raisi_i_dhurohet_fanella_e_kombëtares_së_katarit
Emiri i Katarit ia ka dhuruar Presidentit të Republikës Islamike të Iranit fanellën e kombëtares së futbollit të këtij vendi si përkujtim i Kupës së Botës 2022.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 21, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Presidentit Raisi i dhurohet fanella e Kombëtares së Katarit

Emiri i Katarit ia ka dhuruar Presidentit të Republikës Islamike të Iranit fanellën e kombëtares së futbollit të këtij vendi si përkujtim i Kupës së Botës 2022.

Katari po pret Kupën e Botës FIFA 2022. Kombëtarja iraniane e futbollit është skuadra e parë aziatike që arriti të kualifikohet në Kupën e Botës në Katar. Sheikh Hamad bin Tamim Al Thani, Emiri i Katarit, gjatë vizitës së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, sot në Doha, i dhuroi atij fanellën e kombëtares së futbollit të vendit të tij, e cila simbolikisht ishte shënuar me numrin 22 me rastin e Kupës së Botës 2022. Kjo fanellë është firmosur nga të gjithë lojtarët e kombëtares së Katarit.