Presidentit Raisi i dhurohet fanella e Kombëtares së Katarit
Shkurt 21, 2022 16:20 Europe/Tirane
Emiri i Katarit ia ka dhuruar Presidentit të Republikës Islamike të Iranit fanellën e kombëtares së futbollit të këtij vendi si përkujtim i Kupës së Botës 2022.
Katari po pret Kupën e Botës FIFA 2022. Kombëtarja iraniane e futbollit është skuadra e parë aziatike që arriti të kualifikohet në Kupën e Botës në Katar. Sheikh Hamad bin Tamim Al Thani, Emiri i Katarit, gjatë vizitës së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, sot në Doha, i dhuroi atij fanellën e kombëtares së futbollit të vendit të tij, e cila simbolikisht ishte shënuar me numrin 22 me rastin e Kupës së Botës 2022. Kjo fanellë është firmosur nga të gjithë lojtarët e kombëtares së Katarit.
Tags