Raisi: Kapacitetet ekzistuese në vendet e rajonit duhet të ringjallen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122908-raisi_kapacitetet_ekzistuese_në_vendet_e_rajonit_duhet_të_ringjallen
Presidenti i Iranit theksoi: Shumë prej kapaciteteve që ekzistojnë në Republikën Islamike të Iranit, vendet e rajonit, vendet myslimane dhe vendet fqinje kanë marrë më pak vëmendje dhe këto kapacitete duhet të ringjallen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2022 03:45 Europe/Tirane
  • Raisi: Kapacitetet ekzistuese në vendet e rajonit duhet të ringjallen

Presidenti i Iranit theksoi: Shumë prej kapaciteteve që ekzistojnë në Republikën Islamike të Iranit, vendet e rajonit, vendet myslimane dhe vendet fqinje kanë marrë më pak vëmendje dhe këto kapacitete duhet të ringjallen.

Sipas IRNA, Sejed Ibrahim Raisi gjatë vizitës së tij në Katar të martën në një takim special me biznesmenë dhe aktivistë ekonomikë nga Katari dhe iranianë tha: Politika e jashtme e Republikës Islamike të Iranit bazohet në zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe ne besojmë se ka shumë kapacitete në vendet fqinje, një pjesë e vogël e të cilave sot është vënë në konsideratë. Presidenti theksoi: Sot, politika jonë është të rigjallërojmë këto kapacitete dhe vullneti i zyrtarëve të Iranit dhe Katarit është zgjerimi i marrëdhënieve politike, ekonomike, tregtare, turistike dhe kulturore të vendeve të rajonit. Duke iu drejtuar biznesmenëve të Katarit, Ajatollah Raisi theksoi: Ka arsye për të investuar në Iran dhe ky investim po inkurajohet edhe nga zyrtarët e të dy vendeve. Ajatollah Sejed Ibrahim Raisi të martën në mbrëmje u nis për në Doha ku pati një takimi zyrtar me emirin e Katarit dhe mori pjesë në Samitin e 6-të të GECF.