Ajetullah Khatami: Veprimet provokuese të NATO-s kanë komplikuar rrethanat në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123026-ajetullah_khatami_veprimet_provokuese_të_nato_s_kanë_komplikuar_rrethanat_në_rajon
Imami i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit deklaroi se veprimet provokuese të NATO-s kanë komplikuar më shumë situatën në rajon duke krijuar një krizë të madhe.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 25, 2022 16:04 Europe/Tirane
  • Ajetullah Khatami: Veprimet provokuese të NATO-s kanë komplikuar rrethanat në rajon

Imami i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit deklaroi se veprimet provokuese të NATO-s kanë komplikuar më shumë situatën në rajon duke krijuar një krizë të madhe.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ajetullah Ahmed Khatami në ceremoninë e namazit të së premtes në Teheran, vuri në dukje zhvillimet dhe situatën në Ukrainë dhe deklaroi: “Republika Islamike e Iranit u bënë thirrje të gjitha shteteve të përfshira në konflikt që të kthehen në dialog dhe të vetëpërmbahen nga luftimet. Irani Islamik është i shqetësuar për vrasjen e civilëve të pafajshëm në sulmin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, por janë veprimet provokuese të NATO-s ato të cilat e kanë komplikuar më shumë e më shumë situatën në Ukrainë”.

Imami i namazit të së premtes në Teheran duke vë në dukje ndërhyrjet e Amerikës në rajone të ndryshme të botës, theksoi: “Në sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, shtetet evropiane vazhdimisht po propagandojnë luftën dhe vazhdimisht po hedhin lëndë djegëse në zjarrin e këtij konfliktit, mirëpo qëndrimi i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me këtë konflikt, është vetëpërmbajtja e palëve të përfshira në konflikt dhe fillimi i dialogut për vendosjen e paqes dhe qetësisë në këtë vend.”

Ajetullah Khatami gjithashtu duke folur për negociatat e Vjenës, tha: “Negociatorët e Iranit po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar interesat e popullit iranian dhe e kanë parasysh faktin se pika finale është heqja e të gjitha sanksioneve dhe nëse nuk hiqen sanksionet, negociatat nuk do të kenë rezultat”.