Irani prodhon vaksinën speciale për variantin Omicron
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123078-irani_prodhon_vaksinën_speciale_për_variantin_omicron
Në mbledhjen e shtabit kombëtar për përballje me virusin Korona të Iranit u njoftua prodhimi i vaksinës speciale kundër variantit Omicron të virusit Korona nga kompania farmaceutike "Barakat".  
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 26, 2022 13:58 Europe/Tirane
  • Irani prodhon vaksinën speciale për variantin Omicron

Në mbledhjen e shtabit kombëtar për përballje me virusin Korona të Iranit u njoftua prodhimi i vaksinës speciale kundër variantit Omicron të virusit Korona nga kompania farmaceutike "Barakat".  

Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se në mbledhjen e shtabit kundër pandemisë së virusit Korona u njoftua për prodhimin e vaksinës speciale kundër variantit Omicron të virusit Korona nga ana e kompanisë farmaceutike "Barakat" të Iranit dhe njëkohësisht me këtë ngjarje, Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Iranit ka theksuar nevojën për vetëdijesimin e qytetarëve për t'u vaksinuar kundër virusit Korona.

Sejed Ebrahim Raisi në këtë mbledhje u shpreh i kënaqur me raportin në lidhje me rënien e numrit të infektimeve dhe vdekjeve të valës së gjatë të pandemisë së virusit Korona dhe tha: "Autoritetet përkatëse të ndjekin me seriozitet të madh zbatimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore".