Shamkhani: Kriza në Ukrainë mund të jetë një mësim
(last modified Sat, 26 Feb 2022 18:55:56 GMT )
Shkurt 26, 2022 19:55 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Kriza në Ukrainë mund të jetë një mësim

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit theksoi se kriza në Ukrainë tregoi se paqëndrueshmëria dhe pasiguria në të gjitha format e saj në hemisferën lindore do të shkaktonte dëme serioze për interesat perëndimore dhe se kjo krizë mund të jetë një mësim.

Ali Shamkhani theksoi nevojën që perëndimorët t'i kushtojnë vëmendje krizës së Ukrainës. Shamkhani shkroi në Twitter: Rënia e tregjeve financiare dhe rritja e ndjeshme e çmimeve të energjisë për shkak të krizës në pjesën më lindore të Evropës, treguan se paqëndrueshmëria dhe pasiguria në të gjitha format e saj në hemisferën lindore do të shkaktojnë dëme serioze për Perëndimin. Kriza e Ukrainës mund të jetë një mësim.