Khatibzadeh: Kriza e Ukrainës nuk ka asnjë efekt në bisedimet e Vjenës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123226-khatibzadeh_kriza_e_ukrainës_nuk_ka_asnjë_efekt_në_bisedimet_e_vjenës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se konfrontimi ushtarak midis Ukrainës dhe Rusisë nuk kishte asnjë efekt diplomatik në bisedimet e Vjenës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 28, 2022 16:25 Europe/Tirane
  • Khatibzadeh: Kriza e Ukrainës nuk ka asnjë efekt në bisedimet e Vjenës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se konfrontimi ushtarak midis Ukrainës dhe Rusisë nuk kishte asnjë efekt diplomatik në bisedimet e Vjenës.

"Të gjithë ata që janë të njohur me diplomacinë e dinë se çështje të ndryshme ndiqen në mënyrën e tyre, megjithëse mund të ketë pikëpamje të ndryshme," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Said Khatibzadeh në një konferencë shtypi të hënën.  Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha: "Ajo që po ndodh në Vjenë bazohet në një mirëkuptim të përbashkët për të mbrojtur interesat e të gjitha palëve". Khatibzadeh shtoi: “Deri më tani, të gjitha sjelljet dhe bisedat në Vjenë kanë qenë profesionale dhe respektuese, për të arritur rezultatet e duhura pavarësisht të gjitha dallimeve”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se Perëndimi nuk e ka marrë ende vendimin e tij dhe se nuk ka mbetur asnjë paqartësi për ta dhe shtoi: "Heqja e sanksioneve dhe çështjet bërthamore është një nga çështjet më minimale në Vjenë". Khatibzade tha: "Teksti paraprak është përgatitur në mënyrë të përbashkët dhe mbi 98% e tij është shkruar në mënyrë të përbashkët dhe ajo çfarë ka mbetur, janë çështje të cilat duhet të zgjidhen. Tani ndodhemi në një pikë në të cilën nuk ekziston paqartësi për Uashingtonin dhe shtetet evropiane dhe ne nuk do të kalojmë vijat tona të kuqe, prandaj palët perëndimore të mos e zgjasin më tepër se kaq. Çështjet ishin të lidhura me heqjen e sanksioneve dhe pretendimeve politike rreth programit atomik të Iranit dhe gjatë ditëve të ardhshme duhet të shikojmë se palët e tjera a do të marrin vendimet e duhura politike apo jo".