Evropa dhe OKB t'i nxjerrin para drejtësisë terroristët e MEK
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123242-evropa_dhe_okb_t'i_nxjerrin_para_drejtësisë_terroristët_e_mek
Kazem Gharibabadi, sekretar i Këshillit të Lartë të Iranit për të Drejtat e Njeriut dhe zëvendës i shefit të gjyqësorit për çështjet ndërkombëtare, të hënën gjatë fjalimit në sesionin e 49-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë tha se Republika Islamike është një nga viktimat më të mëdha të terrorizmit dhe mijëra njerëz të pafajshëm iranianë janë vrarë ose plagosur nga grupet terroriste gjatë 43 viteve të fundit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 01, 2022 07:20 Europe/Tirane
  • Evropa dhe OKB t'i nxjerrin para drejtësisë terroristët e MEK

Kazem Gharibabadi, sekretar i Këshillit të Lartë të Iranit për të Drejtat e Njeriut dhe zëvendës i shefit të gjyqësorit për çështjet ndërkombëtare, të hënën gjatë fjalimit në sesionin e 49-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë tha se Republika Islamike është një nga viktimat më të mëdha të terrorizmit dhe mijëra njerëz të pafajshëm iranianë janë vrarë ose plagosur nga grupet terroriste gjatë 43 viteve të fundit.

Ai shtoi se grupi terrorist anti-iranian Muxhahedin-e-Khalk (MEK) ka kryer aktet më të mëdha të terrorit kundër popullit iranian, të cilat përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe vuri në dukje se nga mbi 17,000 njerëz që kanë humbur jetën në sulmet terroriste, 12,000 prej tyre u vranë nga duart e grupit terrorist MEK. Gharibabadi tha se ky grup terrorist, me historinë e tij të errët, që nga fillimi ka pasur organizata administrative në disa vende evropiane dhe agjentët e tyre kanë udhëtuar lirshëm nëpër vendet evropiane dhe në SHBA pa asnjë kufizim apo ndjekje ligjore, ndërsa disa nga këto vende janë bërë një strehë e sigurt për terroristët. Ai pyeti: "Si munden disa vende që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut dhe se luftojnë terrorizmin, të quajnë një grup që ka në duart e tij gjakun e mijëra grave dhe fëmijëve të pafajshëm në Iran, Siri dhe Irak... si mbrojtës të të drejtave të njeriut? !Si mund të justifikohet kjo kontradiktë?!" Zyrtari iranian i të drejtave të njeriut u bëri thirrje zyrtarëve të vendeve evropiane, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut që të trajtojnë krimet e shumta të kryera nga MEK dhe të ndërmarrin veprime serioze për të parandaluar që ky grup terrorist të veprojë lirisht në Evropë dhe të sjellin para drejtësisë autorët dhe drejtuesit e krimeve.