Amir Abdulahjan u takua dhe bisedoi me Rafael Grosi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123458-amir_abdulahjan_u_takua_dhe_bisedoi_me_rafael_grosi
Ministri i punëve të jashtme të Iranit është takuar dhe ka biseduar me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2022 11:34 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan u takua dhe bisedoi me Rafael Grosi

Ministri i punëve të jashtme të Iranit është takuar dhe ka biseduar me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike.

Rafael Grosi, drejtori i përgjithshëm i ANEA, gjatë vizitës së tij në Teheran, është takuar me funksionarë të lartë të Republikës Islamike të Iranit dhe sot (të shtunën) është takuar me Husejn Amir Abdulahjan, ministrin e punëve të jashtme të Iranit.

Kjo është vizita e tretë e Rafael Grosi në Teheran pas zgjedhjes së qeverisë së presidentit Sejed Ebrahim Raisi në Iran. Rafael Grosi në krye të një delegacioni të lartë dhe në bazë të marrëveshjes së arritur, të shtunën ka arritur në Teheran për të biseduar me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimeve teknike mes Iranit dhe ANEA-s.