Islami: ANEA duhet të ndjekë qasje jopolitike ndaj Iranit
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit theksoi se ANEA duhet të ndjekë një qasje dhe proces jopolitik me Iranin.
Muhamed Islami, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, sot (të shtunën) në konferencën për shtyp të përbashkët me Rafael Grosi, drejtorin e përgjithshëm të ANEA-s, në Teheran: "Shpresojmë të mos vazhdojnë më lëvizjet dhe veprimet destruktive të cilat i kanë bërë armiqtë kundër Iranit që një prej shembujve më, ishte vrasja e shkencëtarit atomik".
Muhamed Islami ka theksuar: "Irani për zhvillimin e programit atomik paqësor të tij, ka program afatgjatë. ANEA duhet të shfrytëzojë maksimalisht potencialet legjitime për të mbështetur dhe për të ndihmuar zhvillimin e programit paqësor atomik të Iranit. Çështjet duhet të vazhdojnë procesin natyror dhe shpresojmë që procesi i bashkëpunimit të mos jetë politik".
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit theksoi: "Dosja e pretendimeve duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë dhe të mos krijojnë kufizime për popullin e Iranit më tepër se kaq. Në bazë të marrëveshjes së arritur mes Iranit dhe ANEA-s dhe deklaratës që do të lëshojmë sot, deri më 22 maj 2022, do të zhvillohet ky bashkëpunim dhe nëse dikush krijon pengesa, ne kemi kompetencë të shfrytëzojmë mjetet tona".
Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i ANEA-s deklaroi: "Në takimin që kemi zhvilluar me kryetarin e Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, kemi pasur bisedime të frytshme. Jemi munduar të kemi një qasje pragmatike. Është shumë me rëndësi që të arrijmë në një perceptim të ndërsjellët, sepse energjia atomike është shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendeve të botës duke përfshirë edhe Iranin".