Khatibzade: Irani merr vendim në bazë të sjelljes së Amerikës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit do të marrë vendim në bazë sjelljes dhe jo në bazë të mesazheve jotransparante të Amerikës në negociatat e Vjenës.
Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot në konferencën për shtyp, duke shpjeguar qëndrimin e Iranit në lidhje me negociatat e drejtpërdrejta me Amerikën, deklaroi: "Qasja e Republikës Islamike të Iranit deri më sot ka qenë stabile dhe e pandryshueshme dhe Teherani merr vendim në bazë të sjelljes së Amerikës dhe jo në bazë të mesazheve jotransparente ose pa ditur se çfarë do të ndodhë në rezultat. Shtetet anëtare të marrëveshjes bërthamore dihen qartë ndërsa Amerika ka dalë jashtë marrëveshjes bërthamore dhe tani kërkon kthimin në këtë marrëveshje, por për Iranin dhe Grupin 4+1 janë shumë të qarta edhe zotimet të cilat duhet t'i pranojë Uashingtoni. Deri më sot në sjelljen e Amerikës nuk është vërejtur asnjë ndryshim dhe politika e presionit maksimal ndaj popullit iranian, po vazhdon akoma".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke vë në dukje vizitën e Rafael Grosi, drejtori i përgjithshëm i ANEA-s në Teheran dhe marrëveshjet e arritura mes dy palëve, shtoi: "Kjo vizitë është zhvilluar në kuadër të çështjeve teknike të cilat kanë qenë parapërgatitje për negociatat e Vjenës. Republika Islamike e Iranit i ka dhënë përgjigje pyetjeve të ANEA-s, mirëpo ishte e nevojshme që në kuadër të çështjeve teknike dhe afatit kohor të caktuar, t'u jepet përgjigje disa prej atyre pyetjeve. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes mbylljes së pyetjeve teknike të ANEA-s dhe marrëveshjes që po arrihet në Vjenë".
Khatibzade në lidhje me deklaratat e Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, i cili ka thënë se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë nuk duhet të ndikojnë mbi marrëdhëniet Moskë-Teheran, tha: "Deklaratat e Lavrov janë publikuar në media dhe Teherani pret që detajet e këtyre deklaratave të dëgjojë nëpërmjet kanaleve diplomatike. Rusia ka ndjekur një qasje konstruktive për të arritur një marrëveshje kolektive në Vjenë. Bashkëpunimet paqësore atomike të Iranit nuk duhet të kufizohen dhe nuk duhet të vendosen nën kurrfarë sanksione duke përfshirë edhe bashkëpunimet paqësore të Iranit me Rusinë dhe Kinën".
Khatibzade në lidhje me veprimet e regjimit sionist ndaj negociatave të Vjenës, deklaroi: "Politika e regjimit pushtues sionist është krijimi i frikës dhe veprimeve destruktive dhe krijimi i pengesave dhe problemeve në çfarëdo lloj rrugëzgjidhje diplomatike për çështjet ndërkombëtare dhe ato veprime i drejtohen kryeqyteteve të shteteve të Grupit 4+1".
Në lidhje me deklaratat e fundit të Muhamed bin Selman, princi i kurorës saudite dhe qasjes pozitive të Arabisë Saudite ndaj Iranit, Khatibzade deklaroi: "Arabia Saudite është një vend i rëndësishme në botën islame dhe në rajon dhe çështjet e mosmarrëveshjeve nuk duhet të bëhen shkak për ndërprerjen e bashkëpunimeve të të dy vendeve".