Gatishmëria e Iranit për të ndihmuar në ndalimin e luftës në Ukrainë
Në një bisedë telefonike me homologun e tij turk, ministri i jashtëm iranian duke deklaruar mbështetjen e tij për një zgjidhje politike në Ukrainë dhe një iniciativë politike për ndalimin e luftës, tha: Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në avancimin e këtij procesi.
Sipas IRNA, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Husein Amir-Abdullahian, të hënën telefonoi ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu për të diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë krizën në Ukrainë. Në këtë bisedë telefonike, ministri i Jashtëm iranian uroi takimin e suksesshëm të Asamblesë Diplomatike të Antalias dhe takimin trepalësh të ministrave të jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës, si dhe deklaroi se në takimin diplomatik të Antalias do të marrë pjesë edhe një delegacion nga Ministria e Jashtme iraniane. Në këtë bisedë telefonike, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu theksoi hapat efektivë dhe të prekshëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe me mbështetjen e dy presidentëve, duke i cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera dhe miqësore. Çavuşoğlu gjithashtu shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e krizës në Ukrainë dhe mundësinë e një katastrofe humanitare dhe rritjes së valës së refugjatëve dhe emigrantëve, duke e cilësuar shumë të rëndësishme përmirësimin e situatës në këtë rajon.