Sateliti iranian "NUR-2" me sukses vendoset në orbitën e tokës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123616-sateliti_iranian_nur_2_me_sukses_vendoset_në_orbitën_e_tokës
Sateliti "NUR-2" i Gardës Revolucionare të Iranit ka dërguar satelitin e dytë ushtarak të Iranit në hapësirë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 08, 2022 10:58 Europe/Tirane
  • Sateliti iranian

Sateliti "NUR-2" i Gardës Revolucionare të Iranit ka dërguar satelitin e dytë ushtarak të Iranit në hapësirë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionit Islamik sot (të martën) ka dërguar me sukses satelitin e dytë ushtarak të Iranit me emrin "NUR-2" me anë të raketës transportuese "Ghased" dhe me sukses ky satelit është vendosur në orbitën 500 kilometra larg tokës.

Misioni i këtij sateliti është hulumtim dhe matja e vlerësimi i rrethanave dhe kushteve të ndryshme në tokë. Sateliti "NUR-2" me shpejtësi 7.6 kilometra në sekondë dhe 480 sekonda pas lëshimit, është vendosur në orbitën 500 kilometra larg tokës.  

Ky është sateliti i dytë ushtarak i Iranit i cili vendoset në orbitën e afërt të tokës (LEO). Para kësaj, sateliti "NUR-2" vitin 2020 është dërguar në hapësirë nga Garda Revolucionare e Iranit me anë të raketës transportuese me tre faza dhe me lëndë djegëse të kombinuara dhe ai ishte vendosur në orbitën 420 kilometra larg tokës i cili akoma po funksionon.