Krijohen kushtet për kthimin e iranianëve nga Ukraina nëpërmjet Hungarisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123710-krijohen_kushtet_për_kthimin_e_iranianëve_nga_ukraina_nëpërmjet_hungarisë
Ambasadori i Iranit në Hungari deklaroi se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për hyrjen e iranianëve nga Ukraina në Hungari.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2022 11:35 Europe/Tirane
  • Krijohen kushtet për kthimin e iranianëve nga Ukraina nëpërmjet Hungarisë

Ambasadori i Iranit në Hungari deklaroi se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për hyrjen e iranianëve nga Ukraina në Hungari.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hamidreza Nafez Arefi, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Hungari, deklaroi: “Që nga fillimi i konfliktit ushtarak mes Ukrainës dhe Rusisë, ambasada e Republikës Islamike të Iranit për punën dhe përpjekjet e vazhdueshme, është duke pranuar iranianët që kanë arritur të largohen nga Ukraina e përfshirë nga konflikti. Në këtë kuadër, gjithashtu janë zhvilluar edhe bisedime në nivel të ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe Hungarisë për të ndihmuar hyrjen e iranianëve nga Ukraina në Hungari. Ditët e para të konfliktit ushtarak, në takim me autoritetet kufitare të Hungarisë, kemi kërkuar që të krijojnë lehtësime për iranianët gjatë kalimit të kufirit dhe hyrjes së tyre në Hungari”.