Khatibzade: Sistemi ndërkombëtar është duke ndryshuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123810-khatibzade_sistemi_ndërkombëtar_është_duke_ndryshuar
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke folur për luftën e Rusisë dhe Ukrainës, deklaroi se sistemi ndërkombëtar është duke ndryshuar dhe duke u larguar nga forma e vjetër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2022 10:43 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Sistemi ndërkombëtar është duke ndryshuar

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke folur për luftën e Rusisë dhe Ukrainës, deklaroi se sistemi ndërkombëtar është duke ndryshuar dhe duke u larguar nga forma e vjetër.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e shtunë në një takim me profesorët dhe studentët iranianë jashtë vendit që u zhvillua në Mashhad, ka thënë: "Rrethanat e luftës aktuale në Ukrainë janë krijuar tre dekada më parë, mirëpo zjarri shpërtheu rishtazi".

Khatibzade duke thënë se politika e Iranit në lidhje me luftën e Rusisë dhe Ukrainës, është e pavarur dhe në bazë të parimeve të politikës së jashtme, shtoi: "Irani është kundër luftës dhe është kundër gëlltitjes së botës nga Amerika dhe NATO. Ne jemi të fuqishëm në masë të mjaftueshëm dhe për të mbrojtur interesat kombëtare dhe pavarësinë e integritetin e vendit, nuk kursejmë asnjë përpjekje dhe nuk e lejojmë askënd që të ndërhyjë dhe gjithashtu nuk jemi nën ndikimin e asnjë shteti".

Khatibzade duke thënë se rezistenca është përkufizimi i më i rëndësishëm për Republikën Islamike të Iranit, theksoi: "Ne, ndodhemi në një fazë të rëndësishme të historisë dhe keni një vend me pozitë, fuqi dhe kapacitete të larta, mirëpo Perëndimi synon që Irani dhe iranianët të mos e njohin veten dhe të shkojnë drejt reduktimit të pasurisë dhe elitës tonë".