Vaksina "Cov Iran Barakat" u bë ndërkombëtare
Me eksportin e vaksinës iraniane "Cov Iran Barakat" në Nikaragua, kjo vaksinë iraniane zyrtarisht hyri në fazën ndërkombëtare.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pasi vaksina "Cov Iran Barakat" u fut në fazat e fundit të licencimit nga OBSH dhe pas deklarimit së shtetit të Nikaragua për sigurimin e vaksinave kundër virusit Korona, autoritetet e të dy vendeve kanë nënshkruar marrëveshje dhe tani vaksina "Cov Iran Barakat" do të eksportohet në Nikaragua.
Hamidreza Xhamshidi, shefi i grupit medicianal "Barakat" në një ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për dërgimin e vaksinës "Cov Iran Barakat" në Nikaragua, deklaroi: "Pasi sasia e prodhimit të vaksinës "Covi Iran Barakat" arriti sasinë 60 milionë doza dhe u plotësuan nevojat e vendit për vaksinë, ne kemi sasi të konsiderueshme të vaksinës në formë rezervë dhe tani po e shfrytëzojmë rastin për të marrë hapat e tjerë për eksportin e kësaj vaksine. Aktualisht negociatat me shtetin e Nikaraguas kanë shënuar rezultat dhe sot po e nënshkruajmë marrëveshjen për eksportin e vaksinës "Covi Iran Barakat" kemi edhe kërkesa zyrtare nga pesë vende të tjera për të cilat jemi duke biseduar".