Kharazi: Ringjallja e marrëveshjes bërthamore varët nga vullneti politik i Amerikës
(last modified Sun, 27 Mar 2022 13:22:05 GMT )
Mars 27, 2022 15:22 Europe/Tirane
  • Kharazi: Ringjallja e marrëveshjes bërthamore varët nga vullneti politik i Amerikës

Kryetari i Këshillit për Strategjinë e Marrëdhënieve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se ringjallja e marrëveshjes bërthamore është afër, por varët nga vullneti politik i Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Kamal Kharazi, kryetari i Këshillit për Strategjinë e Marrëdhënieve të Jashtme të Iranit, në forumin botëror "Doha 2022", vuri në dukje faktin se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore është bërë shkak që Irani të reduktojë nivelin e zbatimit të zotimeve të veta në kuadër të kësaj marrëveshje dhe deklaroi: "Madje edhe shtetet evropiane pas Obamas dhe në periudhën e presidencës së Donald Trump dhe në kohën kur ai deklaroi daljen nga marrëveshja bërthamore, nuk kanë bërë asgjë për mënjanimin e problemeve".

Kharazi shtoi: "Ata kanë premtuar se do të vendosin rregulla të veçanta në ligjet evropiane për të mbrojtur kompanitë evropiane përball sanksioneve sekondare të Amerikës, mirëpo nuk kanë bërë asgjë konkrete në këtë drejtim, ata vendosen edhe mekanizmin INSTAX, mirëpo nuk funksionoi".

Në lidhje me këtë pyetje se a beson që Amerika do ta heqë nga lista e organizatave terroriste emrin e Gardës Revolucionare të Iranit, z. Kharazi tha: "Garda Revolucionare e Iranit duhet të hiqet nga ajo listë dhe ky nuk është i vetmi problem, ekzistojnë mbi 500 institucione dhe persona iranianë që janë vendosur në listën e sanksioneve të Amerikës që një pjesë e këtyre kanë ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e Iranit dhe Perëndimit. Garda Revolucionare është një ushtri kombëtare dhe ushtria kombëtare nuk duhet të njihet si grup terrorist. Kjo ka rëndësi shumë të madhe për iranianët që Garda Revolucionare të hiqet nga ajo listë, mirëpo kjo nuk është i vetmi problem, ekzistojnë edhe çështje të tjera që një prej tyre mund të përmendet sigurimi i garancive dhe çështjet e tjera të mbetura".