12 Farvardini, dita e realizimit të demokracisë fetare në Iranin Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i124792-12_farvardini_dita_e_realizimit_të_demokracisë_fetare_në_iranin_islamik
Data e 12-të e stinës së pranverës për çdo vit na kujton epopenë madhështore të referendumit të popullit të Iranit për themelimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike dhe në këtë ditë u realizua demokracia fetare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 01, 2022 11:36 Europe/Tirane
  • 12 Farvardini, dita e realizimit të demokracisë fetare në Iranin Islamik

Data e 12-të e stinës së pranverës për çdo vit na kujton epopenë madhështore të referendumit të popullit të Iranit për themelimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike dhe në këtë ditë u realizua demokracia fetare.

Në bazë të rezultateve të referendumit për sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit të cilat u shpallen më 12 farvardin të vitit 1358 të kalendarit iranian që përkon me 1 prill të vitit 1979, rreth 98% e qytetarëve iranian me të drejtë vote, votuan për vendosjen e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit.

Data 12 farvardin e vitit 1385 në kalendarin zyrtar të Iranit është emëruar Dita e Republikës Islamike të Iranit dhe në këtë datë populli i Iranit me votën e 98.2% të qytetarëve me të drejtë vote iranianë, u ndryshua lloji i sistemit dhe strukturës politike e shtetërore të Iranit nga regjimi mbretërore në Republikën Islamike.

Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, në mëngjesin e 12 farvardinit të vitit 1358 të kalendarit iranian, deklaroi se kjo është dita e parë e sistemit shtetëror fetar dhe tha: “Në mëngjesin e datës 12 farvardin që është dita e parë e qeverisjes së Zotit, kjo ditë është prej festave më të mëdha fetare dhe kombëtare, prandaj populli i Iranit duhet ta festojë këtë ditë dhe ta mbajë gjallë përgjithmonë, si ditë në të cilën u shembën shtyllat e pallatit të regjimit mbretëror 2500 vjeçar duke shkatërruar sundimin djallëzore një herë e përgjithmonë dhe vendosur sundimit e popullit të shtypur që është qeverisje e Zotit”.