Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Kinës takohen gjatë samitit për Afganistanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i124794-ministrat_e_jashtëm_të_iranit_dhe_kinës_takohen_gjatë_samitit_për_afganistanit
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Kinës kanë zhvilluar një takim dhe kanë biseduar gjatë punimeve të samitit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit dhe kanë diskutuar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe për çështjet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2022 08:40 Europe/Tirane
  • Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Kinës takohen gjatë samitit për Afganistanit

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Kinës kanë zhvilluar një takim dhe kanë biseduar gjatë punimeve të samitit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit dhe kanë diskutuar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe për çështjet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.  

Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe Wang Ji, ministri i punëve të jashtme të Kinës, gjatë këtij takimi kanë theksuar përshpejtimin në finalizimin e projekteve të prezantuara dhe vazhdimin e kontakteve dhe bisedimeve në fushën e zgjerimit të bashkëpunimeve ekonomike mes të dy vendeve.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu deklaroi se bashkëpunimi i të dy vendeve në organizatat ndërkombëtare dhe përballja e përbashkët me improvizimin e politikave në fushën e të drejtave të njeriut dhe me ndërhyrjen në çështjet e brendshme të vendeve, është prej aspekteve të rëndësishme të marrëdhënieve të të dy vendeve.

Amir Abdulahjan në këtë takim gjithashtu duke kujtuar faktin e shfrytëzimit të paligjshëm të sanksioneve nga ana e shteteve perëndimore kundër popujve të pavarura, deklaroi se përballja me këtë çështje ka rëndësi shumë të madhe për të ndihmuar stabilitetin dhe parandalimin e krizave.

Ndërkohë ministri i punëve të jashtme të Kinës në këtë takim duke vlerësuar pjesëmarrjen e palës iraniane në samitin e tretë të vendeve fqinjë të Afganistanit, ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve dhe kontakteve të afërta të të dy palëve për zbatimin e dokumentit të marrëveshjes 25 vjeçare dhe bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare.

Sipas këtij burimi, ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Kinës në këtë takim kanë biseduar edhe për zhvillimet në lidhje me negociatat e Vjenës dhe kanë theksuar përballjen me sanksionet e njëanshme dhe të paligjshme të disa shteteve perëndimore.