Në Iran nesër dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit
Shtabi për vëzhgimin e hënës së re pranë zyrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ka deklaruar se të premten në mbrëmje nuk është vërejtur hëna e re dhe për këtë arsye dita e diele është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se sipas raportit të shtabeve dhe grupeve për vëzhgimin e hënës së re që veprojnë në kuadër të zyrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik anë e mbanë Iranit të cilat me pajisje përkatëse të premten pasdite janë dërguar për vëzhgimin e hënës në rajone të ndryshme të Iranit, të premten në perëndim të diellit nuk është vërejtur hëna e re, prandaj muaji shaban këtë vit kishte 30 ditë dhe nesër (e diele) do të jetë dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.
Disa vende islame ditën e shtunë e kanë deklaruar ditën e parë të muajit të bekuar të Ramazanit. Arabia Saudite, Katari, Palestina, Bahrejni, Kuvajti, Siria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni ditën e shtunë e kanë deklaruar ditën e parë të muajit të bekuar të Ramazanit. Erdhe Turqia dhe Republika e Azerbajxhanit ditën e shtunë e kanë shpallur ditën e parë të agjërimit dhe fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit.
Ndërkohë Jordania, Iraku dhe Omani ditën e shtunë e kanë deklaruar ditën e fundit të muajit shaban kurse ditën e diele ditën e parë të muajit të bekuar të Ramazanit.