Përdorimi i infrastrukturës turistike të Iranit në Kupën e Botës
Mbajtja e Kupës së Botës në vendin fqinj të Iranit mund të ndihmojë në tërheqjen e turistëve sportivë në Iran.
Disa vende në fqinjësi të Katarit po përpiqen të tërheqin disa turistë sportivë për të nxitur industrinë e tyre të turizmit. Për shkak të afërsisë dhe të përbashkëtave kulturore me Katarin, si dhe pranisë së kombëtares iraniane në këtë Botëror, Irani po përpiqet të rrisë kapacitetet dhe standardet e akomodimit dhe pritjes së turistëve të huaj këto ditë. Kupa e Botës në Katar është një mundësi e favorshme për industrinë e turizmit të Iranit. Me pak publicitet dhe lehtësimin e procedurave të tërheqjes, turistët e huaj mund të kalojnë një pjesë të udhëtimit të tyre në plazhet e Kishit dhe Qeshmit ose në destinacione historike në Iran si Shiraz, Isfahan dhe Yazd.