Përdorimi i infrastrukturës turistike të Iranit në Kupën e Botës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125084-përdorimi_i_infrastrukturës_turistike_të_iranit_në_kupën_e_botës
Mbajtja e Kupës së Botës në vendin fqinj të Iranit mund të ndihmojë në tërheqjen e turistëve sportivë në Iran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2022 15:53 Europe/Tirane
  • Përdorimi i infrastrukturës turistike të Iranit në Kupën e Botës

Mbajtja e Kupës së Botës në vendin fqinj të Iranit mund të ndihmojë në tërheqjen e turistëve sportivë në Iran.

Disa vende në fqinjësi të Katarit po përpiqen të tërheqin disa turistë sportivë për të nxitur industrinë e tyre të turizmit. Për shkak të afërsisë dhe të përbashkëtave kulturore me Katarin, si dhe pranisë së kombëtares iraniane në këtë Botëror, Irani po përpiqet të rrisë kapacitetet dhe standardet e akomodimit dhe pritjes së turistëve të huaj këto ditë. Kupa e Botës në Katar është një mundësi e favorshme për industrinë e turizmit të Iranit.  Me pak publicitet dhe lehtësimin e procedurave të tërheqjes, turistët e huaj mund të kalojnë një pjesë të udhëtimit të tyre në plazhet e Kishit dhe Qeshmit ose në destinacione historike në Iran si Shiraz, Isfahan dhe Yazd.