Amir Abdullahian: Irani dëshiron të fokusohet në një zgjidhje politike për Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125148-amir_abdullahian_irani_dëshiron_të_fokusohet_në_një_zgjidhje_politike_për_ukrainën
Duke iu referuar krizës në Ukrainë, ndërsa kundërshtoi luftën dhe sanksionet, ministri i Jashtëm iranian tha se Irani dëshiron të fokusohet në një zgjidhje politike të situatës në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 06, 2022 16:56 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Irani dëshiron të fokusohet në një zgjidhje politike për Ukrainën

Duke iu referuar krizës në Ukrainë, ndërsa kundërshtoi luftën dhe sanksionet, ministri i Jashtëm iranian tha se Irani dëshiron të fokusohet në një zgjidhje politike të situatës në Ukrainë.

Gjatë një bisede telefonike me ministrin e jashtëm hungarez, Husein Amir-Abdullahian uroi partinë në pushtet Fidesz për fitoren e saj në zgjedhjet parlamentare dhe njoftoi gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të zgjeruar marrëdhëniet me Hungarinë dhe për të zbatuar marrëveshjet e "Komisionit të Përbashkët Ekonomik" në fusha të ndryshme. Lidhur me bisedimet e Vjenës, ministri i Jashtëm iranian gjithashtu tha se në negociata është bërë një përparim i dukshëm për shkak të iniciativave të Iranit, por ka ende disa çështje të rëndësishme mes Iranit dhe SHBA-së të cilat po trajtohen përmes Përfaqësuesit të Lartë të BE-së. Amir Abdullahian gjithashtu theksoi se Irani është i përkushtuar për të arritur një marrëveshje të mirë dhe të qëndrueshme nëse pala amerikane është realiste. Ministri i Jashtëm hungarez Peter Siarto gjithashtu theksoi se qeveria hungareze në kuadrin e politikës së saj të jashtme, është e përkushtuar për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh me Republikën Islamike të Iranit. Lidhur me bisedimet e Vjenës, ministri i Jashtëm hungarez shprehu shpresën se do të arrihet një marrëveshje me qasje konstruktive nga të gjitha palët. Siarto shtoi se qasja konstruktive e Iranit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare është shumë e vlefshme.