Vahedi: Do të luftojmë ashpër kundër elementëve takfiristë dhe terroristë
Ministri i brendshëm i Iranit deklaroi se do të marrim masa të ashpra kundër personave që përhapin idetë takfiriste dhe kundër autorëve të sulmit në Mashhad.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Ahmed Vahedi, ministri i brendshëm i Iranit, të enjten në një prononcim para gazetarëve në lidhje me sulmin terrorist të kryer në qytetin Mashhad, tha se kjo ngjarje e hidhur tregon se armiku nuk ka hequr dorë nga krijimi i përçarjeve dhe ndarjeve dhe deklaroi: "Terrorizmi është pjellë e politikës së fuqive arrogante dhe ISIS dhe grupet e tjera terroriste janë krijuar nga vetë ata. Kjo lëvizje e verbuar është krijuar nga shtetet perëndimore dhe nga ata të cilët përhapin këto ide, prandaj me padyshim se do të luftojmë ashpër kundër këtyre ideve dhe kundër autorëve që kanë kryer këtë krim. Ky veprim tregon se klerikët fetarë gjithnjë kanë qenë në vijën e parë të sulmeve të armiqve, mirëpo klerikët fetarë gjithashtu vazhdojnë të jenë të pranishëm në skenën e zhvillimeve shoqërore dhe politike. Armiku gjithnjë po bënë përpjekje të krijojë përçarje dhe konflikte etnike dhe fetare mes popujve, mirëpo nuk do të ketë sukses. Irani dhe Afganistani janë një popull që kanë rrënjë dhe histori të përbashkët të civilizimit dhe armiku po bënë të gjitha përpjekjet për të krijuar urrejtje ndaj Iranit në mesin e popullit afgan dhe urrejtje ndaj Afganistanit në mesin e qytetarëve iranianë. Ne do të zbulojmë të gjitha rrënjët dhe faktorët në prapaskenë të terrorizmit dhe të grupeve që kanë organizuar këtë sulm".