Kazem Sadeghi: Teknologjia atomike është e drejtë legjitime e popullit të Iranit
Imami i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit theksoi se teknologjia atomike është e drejtë legjitime e popullit të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hoxhetul-Islam Kazem Sadeghi, imami i namazit të së premtes në Teheran, gjatë ceremonisë së namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit, vuri në dukje Ditën Kombëtare të Energjisë Atomike të Iranit dhe deklaroi: “Energjia atomike është pjesë e nevojave të domosdoshme të sotshme të botës në fusha të ndryshme mjekësore, prodhimin e medikamenteve dhe pastrimin e ujit të pijshëm”.
Sadeghi shtoi: “Populli i Iranit ka nevojë për këtë teknologji, prandaj zhvillimi dhe përdorimi i kësaj teknologjie është e drejtë legjitime e popullit të Iranit. Në lidhje me vazhdimin e negociatave për marrëveshjen bërthamore, theksimi i liderit suprem të Revolucionit Islamik është mbi mosbesimin te palët perëndimore dhe mbi marrjen e garancive të nevojshme dhe mbi vërtetimin praktik të korrektësisë. Qeveria e Iranit po bënë përpjekje të punojë dhe vazhdojë rrugën në kuadër të heqjes së plotë të sanksioneve dhe neutralizimit të tyre”.
Imami i namazit të së premtes në Teherani dënoi sulmin terrorist të kryer në Mauzoleun e Imam Reza (a.s.) në qytetin Mashhad kundër klerikëve fetar dhe deklaroi: “Këta dy hoxhallarë u sulmuan dhe u martirizuan në muajin e bekuar të Zotit dhe në gostinë hyjnore, në Mauzoleun e shenjtë të Imam Reza (a.s.) dhe ky është dinjiteti dhe nder i madh”.