Irani dënon përdhosjen e Kur'anit të shenjtë në Suedi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125766-irani_dënon_përdhosjen_e_kur'anit_të_shenjtë_në_suedi
Zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi përdhosjen e Kur'anit të shenjtë në Suedi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 17, 2022 15:08 Europe/Tirane
  • Irani dënon përdhosjen e Kur'anit të shenjtë në Suedi

Zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi përdhosjen e Kur'anit të shenjtë në Suedi.

Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Sa'id Khatibzade, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të shtunën në reagim ndaj përdhosjes së Kur'anit të Shenjtë në një qytet në Suedi, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit dënon fuqishëm djegien e Kur'anit të shenjtë në qytetin Linking të Suedisë, të kryer nga një element racist dhe ekstremist danez, i cili u krye me pretekstin e lirisë së shprehjes nën kujdesin e policisë së këtij vendi".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit e quajti përsëritjen e qëllimshme të aktit ofendues të djegies së Kur'anit të shenjtë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, si shkak të lëndimit të ndjenjave të besimtarëve myslimanë në Suedi dhe në mbarë botën dhe shtoi: "Ky veprim ofendues dhe fyes është shembull i hapur i përhapjes së urrejtjes mes njerëzve dhe është në kundërshtim të plotë me lirinë e shprehjes, prandaj duhet të dënohet ashpër nga të gjithë ata që besojnë në bashkëjetesën paqësore dhe në dialogun fetar".
Khatibzade duke thënë se qeveria suedeze është përgjegjëse për këtë veprim islamofobik, theksoi: "Republika Islamike e Iranit dhe vendet e tjera islame presin reagimin e menjëhershëm, fuqishëm dhe në mënyrë eksplicite të Suedisë ndaj autorëve të veprimeve fyese dhe ajo duhet të marrë masa të qarta dhe konkrete për të parandaluar përsëritjen e veprime të tilla".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: "Ky veprim ofendues dhe mbështetësit e tij kërkon gjithnjë e më shumë unitetin e besimtarëve myslimanë dhe vendeve islame kundër komploteve të armiqve të Islamit".

Ndërkohë edhe ambasadori i Iranit në Suedi ka reaguar ndaj veprimit të politikanit danez të ekstremit të djathtë dhe islamofob, dhe ka deklaruar: “Djegia e Kur'anit të shenjtë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit është një shembull i qartë i islamofobisë raciste”.

Agjencie e Lajmeve ISNA njoftoi se Ahmed Masoumifar, ambasadori iranian në Suedi, shkroi në Twitter: "Evropa trashëgon fenomenin ogurzi të gjenocidit dhe fashizmit. Është e çuditshme që kjo përvojë e hidhur historike nuk është mësuar dhe shprehja e së njëjtës ideologji urrejtjeje ende mbështetet".