Irani nën-kampion në mundjen aziatike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125944-irani_nën_kampion_në_mundjen_aziatike
Kombëtarja iraniane e mundjes fitoi shtatë medalje dhe u shpall si nën-kampione e Azisë që po mbahet në Mongoli.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2022 15:39 Europe/Tirane
  • Irani nën-kampion në mundjen aziatike

Kombëtarja iraniane e mundjes fitoi shtatë medalje dhe u shpall si nën-kampione e Azisë që po mbahet në Mongoli.

Edicioni i 32-të i Kampionatit Aziatik të Mundjes nisi dje në qytetin Ulaanbaatar të Mongolisë. Skuadra iraniane fitoi 4 medalje ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi në këtë garë dhe u ngrit në vendin e dytë të Azisë, ndërsa Kazakistani fitoi garën me 2 medalje ari, 5 argjendi dhe 2 bronzi dhe 190 pikë dhe skuadra e Kirgistanit me 3 medalje të arta, 3 medalje bronzi dhe 148 pikë u rendit në vendin e tretë.