Turi ndërkombëtar " Nga Parisi në Persepolis" arriti në Iran
Motoçiklistët e turit ndërkombëtar “Nga Parisi në Persepolis” do të vizitojnë atraksionet natyrore, historike dhe turistike të Iranit, me të hyrë në Iran.
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, turistët që marrin pjesë në këtë tur janë 4 persona nga Franca, Zvicra dhe Holanda, të cilët e nisën udhëtimin nga Parisi në Francë me 2 motoçikleta të rënda dhe 2 makina dhe arritën të premten në Iran kur u futën në kufirin e Makaos në Azerbajxhanin Perëndimor. Ky tur turistik, me synim përballjen me iranofobinë dhe për të prezantuar kulturën, qytetërimin, monumentet historike dhe atraksionet e Iranit, u realizua në koordinim me Shoqatën e Turizmit dhe Automobilizmit. Ai ka zgjedhur Iranin Islamik si një nga destinacionet e tij më të sigurta dhe të bukura turistike, që ka një kulturë dhe qytetërim të lashtë. Motoçiklistët gjatë qëndrimit të tyre 4-ditor në Iran do të vizitojnë atraksionet historike dhe turistike të zonave Kandovan, Tabriz, Saqez, Kermanshah, Golpayegan, Isfahan dhe Jasuxh. Turistët me motoçikleta do të qëndrojnë për 2 ditë në Shiraz, qendra e provincës Fars, në jug të Iranit dhe pasi të vizitojnë atraksionet historike dhe turistike të këtij qyteti në kthim ata do të vizitojnë rajonet Isfahan, Arak, Kazvin dhe Gilan, veriun e Iranit dhe pastaj do të kalojnë dhe largohet nga Irani nga kufiri në Astara.