Nata e tretë e Kadrit, nata e lutjes së myslimanëve
(last modified Mon, 25 Apr 2022 06:03:50 GMT )
Prill 25, 2022 08:03 Europe/Tirane
  • Nata e tretë e Kadrit, nata e lutjes së myslimanëve

Nata e 23-të e muajit të bekuar të ramazanit është nata e tretë e netëve të Kadrit ku populli iranian natën e kalon zgjuar duke kryer rite fetare nëpër xhami, teqe dhe qendra të tjera fetare.

Netët 19, 21 dhe 23 të muajit të bekuar të Ramazanit janë netët e Kadrit, në të cilat myslimanët qëndrojnë zgjuar gjithë natën duke lexuar Kuranin, duke u lutur tek Zoti dhe duke kryer ceremoni të tjera fetare. Nata e Kadrit është nata e cila për nga virtytet nuk krahasohet me asnjë natë tjetër të vitit dhe çdo veprim i mirë në këtë natë është më i mirë se sa mijëra muaj veprime të mira.  Populli besimtar i Iranit Islamik këtë natë e kalon duke u mbledhur nëpër xhami dhe sidomos në mauzoleun e imam Rezait (as) imami të 8-të myslimanëve shiitë të botës dhe në shumë qendra tjera fetare. radiotelevizioni shtetëror i Iranin, i lutet Zotit që të pranojë të gjitha sakrificat, lutjet dhe faljet e myslimanëve në këtë muaj të bekuar.

Tags