Irani: Pauza e zgjatur nuk është në dobi të negociatave të Vjenës
(last modified Mon, 25 Apr 2022 14:06:41 GMT )
Prill 25, 2022 16:06 Europe/Tirane
  • Irani: Pauza e zgjatur nuk është në dobi të negociatave të Vjenës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi se Irani dhe Bashkimi Evropian kanë qëndrime të njëjta se zgjatja e pauzës, nuk ishte në dobi të negociatave të Vjenës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa'id Khatibazade sot (e hënë) në konferencën e tij javore për shtyp, deklaroi: "Pauza e zgjatur nuk është në dobi të negociatave për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore në Vjenë dhe është e përshtatshme që kjo pauzë të përfundoj sa më shpejt të jetë e mundur me një takim ballë për ballë”.

Lidhur me transferimin e centrifugave, Khatibzade gjithashtu tha: "Irani është anëtar traktatit NPT dhe ka pranuar traktatin për mospërhapjes së armëve bërthamore dhe pas veprimeve destruktive dhe me njoftimin dhe njoftimin e ANEA-së, centrifugat janë transferuar në një vend të sigurt. Në kuadër të traktatit NPT, neve na lejohet të ndërmarrim çdo veprim nën mbikëqyrjen e ANEA-së për nevojat e brendshme".

Khatibizade në lidhje me takimin mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Naftali Bennett, tha: "Administrata e Joe Biden që nga dita e parë ka bërë çdo përpjekje për të eliminuar të gjitha mundësitë diplomatike. Kjo tregon shkallën e lartë të hutimit dhe konfuzitetit në të cilën ndodhet Shtëpia e Bardhë rreth planeve të veta që pretendon se po i ndjek në negociatat e Vjenës. Ajo që po ndodh mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një përballje e dy perspektivave dhe qëndrimeve; Uashingtoni injoron pikëpamjen e së drejtës ndërkombëtare dhe përpiqet të imponojë politikën e vet për të gjitha çështjet ndërkombëtare. Në anën tjetër është qëndrimi i Teheranit i cili beson se negociatat që janë zhvilluar dhe që kanë rezultuar me marrëveshje të nënshkruar, duhet të respektohen".

Khatibzadeh theksoi se zgjedhjet dhe politika e brendshme e Amerikës nuk mund të përcaktojnë rezultatin e bisedimeve të Vjenës dhe se sanksionet e vendosura nga ish-presidenti amerikan Donald Trump duhet të hiqen dhe se përfitimet ekonomike të Iranit duhet të merren plotësisht parasysh dhe të garantohen.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme tha se qëndrimi i Iranit për luftën në Ukrainë është i qartë dhe Teherani është kundër luftës, ndërsa shtoi: “Ne nuk e konsiderojmë luftën zgjidhje dhe kjo luftë duhet të përfundojë përmes dialogut dhe kanaleve diplomatike”.

Khatibzade në vazhdim duke iu referuar veprimeve të NATO-s në mbarë botën, deklaroi: “NATO ka viktimizuar me dhjetëra mijëra afganë, njerëz të pafajshëm dhe fëmijë irakianë. Sekretari amerikan i mbrojtjes në atë kohë një gënjeshtër të madhe e bëri bazë për pushtimin e Irakut, por askush në botë nuk vendosi sanksione ndaj Amerikës. Amerika jo vetëm që nuk mori mësim nga e kaluara e saj, por ka shtuar edhe më tepër agresionin e vet ndaj vendeve të tjera të botës. Amerika nuk mund të jetë polic, gjykatës, komision jurie dhe gjithçka në botë, për arsye se aktualisht vetë qeveria amerikane është palë e akuzuar në botë dhe nuk mund të jetë bazë dhe kriter për vlerësimin e zhvillimeve ndërkombëtare".

Duke folur për krimet e regjimit sionist në Xhaminë Al Aksa gjatë ditëve të fundit, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: “Çështja e parë e botës islame, do të thotë Palestina, ndodhet në rrugën e vërtetë dhe regjimi sionist po përpiqet ta kthejë këtë çështje të parë në një çështje dytësore".

Khatibazade shtoi: "Vendosja e marrëdhënieve me disa krerë shtetesh të cilët kanë llogaritje të gabuara, do ta inkurajojë këtë regjim të kryejë krime më të mëdha".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit reagoi edhe ndaj ofendimit të Kur'anit të shenjtë në Suedi dhe tha: "Veprimet e vërejtura në disa vende skandinave ishin shumë të neveritshme".