Ershadi: Sanksionet kanë synuar zhvillimin ekonomik të vendeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i126268-ershadi_sanksionet_kanë_synuar_zhvillimin_ekonomik_të_vendeve
Ambasadorja iraniane dhe zëvendës përfaqësuesja në Kombet e Bashkuara tha:
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 27, 2022 04:32 Europe/Tirane
  • Ershadi: Sanksionet kanë synuar zhvillimin ekonomik të vendeve

Ambasadorja iraniane dhe zëvendës përfaqësuesja në Kombet e Bashkuara tha:

Sanksionet e njëanshme kanë synuar seriozisht rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendeve. Sipas IRNA, "Zahra Ershadi" ambasadore dhe zëvendës përfaqësuese e Iranit në Kombet e Bashkuara, të martën, në seancën e pesëdhjetë e pestë të Komisionit për Popullsinë dhe Zhvillimin, tha: Sanksionet mizore e kanë bërë shumë të vështirë për grupet vulnerabël në vendet e sanksionuara, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, aksesin në artikujt dhe furnizimet bazë mjekësore. Për pasojë rrezikohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Diplomatja e lartë e Republikës Islamike të Iranit tha: Furnizimi me ilaçe, pajisje dhe mallra shëndetësore është penguar rëndë nga kufizimet e ashpra në burimet valutore dhe ka shkelur të drejtën për shëndet dhe të drejtën e jetës së njerëzve në vendet nën sanksione.  Ambasadorja iraniane dhe zëvendës përfaqësuese  në Kombet e Bashkuara tha: Si përfaqësues i një vendi, populli i të cilit është i ekspozuar ndaj veprimeve më shtypëse të njëanshme shtrënguese, bëj thirrje për heqjen e plotë dhe të menjëhershme të të gjitha masave shtrënguese. Unë jam kundër sanksioneve për të siguruar akses të plotë në zhvillimin ekonomik dhe social.