Filloi marshimi i "Ditës Botërore të Kodsit" në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i126362-filloi_marshimi_i_ditës_botërore_të_kodsit_në_iran
Me pjesëmarrjen e gjerë të popullit, marshi “Dita Botërore e Kodsit” filloi në kryeqytetin Teheran dhe në të gjithë qytetet e Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 29, 2022 03:52 Europe/Tirane
  • Filloi marshimi i

Me pjesëmarrjen e gjerë të popullit, marshi “Dita Botërore e Kodsit” filloi në kryeqytetin Teheran dhe në të gjithë qytetet e Iranit.

Sipas gazetarit të Mehr, marshi i "Ditës Botërore të Kodsit",  pas dy vitesh të mbajtur me makina dhe motorë për shkak të koronës, sot (e premte) u mbajt me praninë e agjëruesve në mbarë Iranin. Marshuesit agjërues të Teheranit në mbështetje të çlirimit të Kodsit dhe territoreve palestineze nga pushtimi i regjimit sionist, me parullat "Vdekje Izraelit" dhe "Vdekje Amerikës"   po lëvizin nga 10 rrugë drejt Universitetit të Teheranit. Më shumë se 5,000 fotografë, gazetarë dhe kameramanë vendas dhe të huaj po mbulojnë me lajme në media marshimin e Ditës Botërore së Kodsit. Këtë vit Dita Botërore e Kodsit organizohet në formën e marshimeve apo mitingjeve në më shumë se 90 vende të botës, me praninë e popujve myslimanë dhe njerëzve të lirë të feve të tjera hyjnore, në mbështetje të Kodsit të Shenjtë dhe Palestinës së shtypur dhe për të dënuar krimet e regjimit brutal sionist. Sot (e premte), 29 prill 2022, që përkon me 27 Ramazanin e vitit 1443, është Dita Botërore e Kodsit. Hazreti Imam Khomeini (RA), themeluesi i madh i Republikës Islamike të Iranit, për të mbajtur gjallë çështjen themelore të Palestinës dhe për të deklaruar solidaritetin e myslimanëve të botës me palestinezët, të premten e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit e ka caktuar Dita Botërore e Kodsit.