Dita Botërore e Kodsit; Manifestimi i solidaritetit dhe rezistencës
E premtja e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit është emëruar Dita Ndërkombëtare e Kodsit me iniciativën e Imam Khomeinit, themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit, myslimanët në mbarë botën të shprehin neverinë e tyre ndaj politikave raciste të regjimit sionist.
Kombet myslimane dhe liridashëse të botës sot, duke marrë pjesë në marshin e Ditës Botërore të Kodsit, deklarojnë solidaritetin e tyre me popullin palestinez dhe rezistencën e tij heroike. Ky solidaritet është edhe më i rëndësishëm këtë vit për shkak të agresionit sionist kundër xhamisë Al-Aksa dhe qasjes komprometuese të disa regjimeve arabe. Regjimi sionist, veçanërisht vitet e fundit, ka dëbuar palestinezët nga qyteti i pushtuar i Kodsit, ka konfiskuar shtëpitë dhe tokat e tyre dhe ka vendosur kufizime. Ai është përpjekur të pastrojë qytetin nga identiteti i tij origjinal islam dhe i krishterë dhe ta jahudizojë atë. Sulmet e vazhdueshme ndaj xhamisë Al-Aksa nga kolonët sionistë që bëhen me mbështetjen e forcave të regjimit sionist dhe ndryshimi i emrave dhe konfiskimi i shtëpive dhe dëbimi i palestinezëve nga lagjja Sheikh Jarrah janë ndër këto masa që ka ndërmarrë regjimi sionist. Mirëpo sot çfarë e ka bërë më të rëndësishëm se kurrë organizimin e marshit të Ditës Botërore të Kodsit në formë sa më të lavdishme dhe më të gjerë? Është pikërisht nevoja për solidaritet dhe mbështetje gjithëpërfshirëse për popullin palestinez në përballje me agresionin e vazhdueshëm sionist kundër qytetit të pushtuar të Kodsit dhe xhamisë së shenjtë Al-Aksa, e cila mbrohet r me rezistencën heroike të popullit palestinez. Tradhtia e disa regjimeve arabe ndaj idealeve të shenjta të Palestinës dhe kompromisi me regjimin sionist, pasuar nga planet dhe komplotet e tyre të përbashkëta kundër kombeve myslimane dhe vendeve të rajonit, është një rast tjetër që ka dyfishuar nevojën për pjesëmarrje sa më të gjerë në marshin e Kodsit të këtij viti. Pjesëmarrja në marshimin e Ditës së Kodsit nga njëra anë i dërgon një mesazh armikut sionist dhe mbështetësve të tij perëndimorë dhe regjimeve komprometuese arabe, se kombet e rajonit vazhdojnë të mbështesin popullin palestinez dhe kërkesat e tij legjitime dhe vazhdojnë të mbështesin rezistencën në rajon.