Shamkhani: Dëgjohet zhurma e thyerjes së kockave të sionizmit
(last modified Sat, 30 Apr 2022 13:05:44 GMT )
Prill 30, 2022 15:05 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Dëgjohet zhurma e thyerjes së kockave të sionizmit

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit deklaroi: "Zhurma e thyerjes së kockave të sionizmit ndërkombëtar po dëgjohet gjithnjë e më shumë dhe më qartë".

Ceremonitë e Ditës Botërore të Kodsit u zhvillua në formën e marshimeve apo mitingjeve protestuese në më shumë se 90 vende të botës me pjesëmarrjen e myslimanëve dhe njerëzve liridashës të feve të tjera hyjnore në mbështetje të popullit palestinez dhe për dënimin e krimeve të regjimit sionist.

E premtja e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit është emërtuar Dita Botërore e Kodsit me iniciativën e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, në mënyrë që myslimanët në mbarë botën të shprehin neverinë e tyre ndaj politikave raciste të regjimit sionist.

Admiral Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare i Iranit shkroi në një postim në Twitter të shtunën, duke iu referuar marshimit të Ditës Botërore të Kodsit dhe tha: "Thirrja e Imam Khomejnit (ra) për liri dhe luftë kundër hegjemonisë, ka depërtuar më thellë se më parë në thellësitë e zemrave të dashamirësve të Revolucionit Islamik".