Amir Abdullahian uron homologët e tij në vendet islame
Ministri i Jashtëm iranian Hassan Amir-Abdollahian u dërgoi mesazhe të veçanta ministrave të jashtëm të vendeve islamike duke i uruar për ardhjen e Fitër Bajramit.
Sipas IRNA, në mesazhet dërguar homologëve të tij në vendet islame, Amir Abdullahian e quajti festën e Fitër Bajramit, si festë të njerëzimit dhe ditë gëzimi dhe mirënjohjeje pas nje muaj adhurimi dhe robërie. Ai festen e cilesoi faktor të lidhjes, të miqësisë, vëllazërisë dhe harmonisë së muslimanëve. Në mesazhin e tij drejtuar ministrave të jashtëm të vendeve islame, ministri i Jashtëm iranian gjithashtu tha se bashkëpunimi i liderëve të këtyre vendeve ka një rol efektiv në forcimin e solidaritetit të muslimanëve dhe zhvillimin e shoqërive islame.