Irani dhe Indonezia shqyrtojnë mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i126724-irani_dhe_indonezia_shqyrtojnë_mënyrat_për_të_zgjeruar_bashkëpunimin
Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe homologu i tij indonezian Joko Widodo zhvilluan bisedime mbi rëndësinë e ndërmarrjes së përpjekjeve të përbashkëta për shfrytëzimin e kapaciteteve për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 05, 2022 15:39 Europe/Tirane
  • Irani dhe Indonezia shqyrtojnë mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe homologu i tij indonezian Joko Widodo zhvilluan bisedime mbi rëndësinë e ndërmarrjes së përpjekjeve të përbashkëta për shfrytëzimin e kapaciteteve për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe.

Përmes një bisede telefonike Presidenti Raisi tha se lidhjet Teheran-Xhakarta mund të promovohen në të gjitha fushat. Më tej, ai e uroi homologun e tij indonezian për Fitër Bajramin – festën e rëndësishme fetare të myslimanëve. Gjithashtu, Presidenti Raisi uroi paqe dhe siguri për të gjitha kombet e botës. Republika Islamike e Iranit është në kërkim të forcimit të marrëdhënieve me vendet mike në arenën ndërkombëtare dhe rajonale, vuri në dukje Presidenti Raisi. Më tej në fjalën e tij, Presidenti iranian foli për çështjen e Palestinës, e cila siç tha ai është çështje e rëndësishme e Botës Islame. Të gjitha vendet islamike duhet të bashkohen për të mbrojtur rezistencën e kombit palestinez, nënvizoi Presidenti Ebrahim Raisi. Nga ana e tij, Presidenti indonezian tha se vendi i tij dhe Irani, së bashku me të përbashkëtat e tyre kulturore, gëzojnë pikëpamje të ngushta për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, veçanërisht për çështjen palestineze. Më tej, ai i uroi kombit dhe qeverisë iraniane Fitër Bajramin dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të zhvilluar marrëdhëniet ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe me Republikën Islamike.