Amir Abdulahjan mirëpret ministrin e jashtëm të polonisë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit mirëpriti sot ministrin e punëve të jashtme të Polonisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit.
Ministri i punëve të jashtme të Polonisë Zbigniew Rao mbërriti mbrëmë në Teheran në krye të një delegacioni të lartë për t'u takuar me zyrtarë të Republikës Islamike të Iranit.
Shefi i diplomacisë së Polonisë u takua me Kryetarin e Parlamentit Islamik të Iranit, Muhamed Bagher Ghalibaf, përpara se të takohej me ministrin e jashtëm iranian Husejn Amir Abdulahjan.
Sa'id Khatibzade, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të premten në lidhje me vizitën e ministrit të jashtëm polak në Iran, deklaroi: "Gjatë qëndrimit në Iran, ministri i punëve të jashtme të Polonisë, përveç takimit me ministrin e jashtëm, do të zhvillojë takime dhe bisedime edhe me disa zyrtarë të lartë të Republikës Islamike të Iranit".
Gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Iranit dhe Polonisë, do të diskutohen dhe shkëmbehen një sërë çështjesh dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.