30 vende marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Teheran
Panairi i 33-të Ndërkombëtar i Librit u hap të martën në mbrëmje në prani të shkrimtarëve dhe botuesve kulturorë nga 30 vende në sallën e lutjeve të xhamisë së madhe Imam Khomeini (ra) në Teheran.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Jaser Ahmadvand, Zëvendësministri i Kulturës dhe Udhëzimit Islamik i Iranit dhe kreu i Panairit Ndërkombëtar të Librit të Teheranit, tha se 170 botues të huaj do të prezantojnë veprat e tyre në 66 reparte në seksionin e botuesve të huaj të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Teheran. Ahmadvand shtoi se pjesa virtuale e ekspozitës do të jetë e disponueshme për publikun në faqen e internetit “ketab.ir” dhe ky është një hap për drejtësi kulturore dhe për më shumë akses për të gjithë njerëzit tek librat dhe leximi. Kreu i Panairit Ndërkombëtar të Librit të Teheranit gjithashtu falënderoi Katarin për pjesëmarrjen në panair si mysafir special dhe tha se së shpejti do të presim Ministrin e Kulturës së Katarit në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Teheran. Panairi i 33-të Ndërkombëtar i Librit në Teheran do të jetë i hapur për publikun nga sot (e mërkurë) deri më 21 maj në sallën e lutjeve të xhamisë së madhe Imam Khomeini(ra) në Teheran i cili mbahet si në me prani fizike ashtu edhe virtuale.