Kamalvandi: Bashkëpunimi i Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po vazhdon
Zëdhënësi i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit njoftoi vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve Mehr, Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, reagoi ndaj pretendimeve të bëra në media nga Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në lidhje me zbulimin e një sasie të uraniumit në vende të pazbuluara dhe se Irani nuk i është përgjigjur pyetjeve të ANEA-s në disa muaj të kaluar, ndërsa theksoi: "Kreu i përfaqësisë së Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po heton dhe verifikon vërtetësinë e deklaratave të çuditshme dhe të papritura të Rafael Grossit".
Zëdhënës i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit gjithashtu theksoi: "Ajo që duket se po ndodh është se publikimi i deklaratave që i atribuohen drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është shtrembëruar, siç ka ndodhur edhe në periudha të caktuara në të kaluarën".
Kamalvandi shtoi: "Në përputhje me deklaratën e përbashkët të nënshkruar së fundmi midis Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe Republikës Islamike të Iranit, bashkëpunimi për çështjet e lidhura është duke vazhduar dhe në këtë periudhë kohore nuk duhet të jepet ndonjë vlerësim nga nga ana e ANEA-së".
Vlen të theksohet se gjatë ditëve të fundit, disa media perëndimore kanë cituar drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Rafael Grossi të ketë thënë se "programi bërthamor i Iranit ishte i fshehtë dhe se Teherani konsiderohet përgjegjës për zbulimin e supozuar të uraniumit në objektet atomike të padeklaruara".