Prodhimi i mikroskopit me forcë atomike (AFM) në Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i127156-prodhimi_i_mikroskopit_me_forcë_atomike_(afm)_në_iranit
Kompania e teknologjisë inteligjente të Nanosensorëve "Lotus" ka arritur të prodhojë një lloj mikroskopi me forcë atomike që ofron shërbime më të mira në fushën e mikroskopit të forcës atomike AFM me kosto të ulët në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2022 11:55 Europe/Tirane
  • Prodhimi i mikroskopit me forcë atomike (AFM) në Iranit

Kompania e teknologjisë inteligjente të Nanosensorëve "Lotus" ka arritur të prodhojë një lloj mikroskopi me forcë atomike që ofron shërbime më të mira në fushën e mikroskopit të forcës atomike AFM me kosto të ulët në Iran.

Kompania e teknologjisë inteligjente të Nanosensorëve "Lotus" me këtë veprim e ka bërë Iranin të vetëmjaftueshëm në prodhimin e këtij lloji të mikroskopit dhe kjo njohuri është bërë vendore plotësisht. Mikroskopi AFM përdoret në një gamë të gjerë disiplinash si fizika e gjendjes së ngurtë, shkenca dhe teknologjia e gjysmëpërçuesve, inxhinieria molekulare, kimia dhe fizika e polimereve, bioteknologjia molekulare, bioteknologjia e qelizave dhe mjekësia.

 Ndryshimet në vetitë fizike dhe ndryshimet në rregullimin atomik nga manipulimi atomik janë ndër aplikimet e llojit të mikroskopit.

Me ndihmën e këtij instrumenti mikroskopik, gjatë identifikimit të atomeve në sipërfaqe, mund të vlerësohen ndërveprimet midis një atomi të caktuar dhe atomeve fqinje. Në biologjinë e teknologjisë molekulare, tipi mikroskopik mund të përdoret për të studiuar strukturën dhe vetitë mekanike ose bashkësinë e proteinave.

Mikroskopi i forcës atomike në biologjinë qelizore mund të përdoret për të dalluar qelizat e kancerit nga ato jo-kancerogjene bazuar në ngurtësinë e qelizave.