Prodhimi i mikroskopit me forcë atomike (AFM) në Iranit
Kompania e teknologjisë inteligjente të Nanosensorëve "Lotus" ka arritur të prodhojë një lloj mikroskopi me forcë atomike që ofron shërbime më të mira në fushën e mikroskopit të forcës atomike AFM me kosto të ulët në Iran.
Kompania e teknologjisë inteligjente të Nanosensorëve "Lotus" me këtë veprim e ka bërë Iranin të vetëmjaftueshëm në prodhimin e këtij lloji të mikroskopit dhe kjo njohuri është bërë vendore plotësisht. Mikroskopi AFM përdoret në një gamë të gjerë disiplinash si fizika e gjendjes së ngurtë, shkenca dhe teknologjia e gjysmëpërçuesve, inxhinieria molekulare, kimia dhe fizika e polimereve, bioteknologjia molekulare, bioteknologjia e qelizave dhe mjekësia.
Ndryshimet në vetitë fizike dhe ndryshimet në rregullimin atomik nga manipulimi atomik janë ndër aplikimet e llojit të mikroskopit.
Me ndihmën e këtij instrumenti mikroskopik, gjatë identifikimit të atomeve në sipërfaqe, mund të vlerësohen ndërveprimet midis një atomi të caktuar dhe atomeve fqinje. Në biologjinë e teknologjisë molekulare, tipi mikroskopik mund të përdoret për të studiuar strukturën dhe vetitë mekanike ose bashkësinë e proteinave.
Mikroskopi i forcës atomike në biologjinë qelizore mund të përdoret për të dalluar qelizat e kancerit nga ato jo-kancerogjene bazuar në ngurtësinë e qelizave.