Raisi: Bashkëpunimi mes Teheranit dhe Havanës është strategjik
(last modified Thu, 19 May 2022 06:09:35 GMT )
May 19, 2022 08:09 Europe/Tirane
  • Raisi: Bashkëpunimi mes Teheranit dhe Havanës është strategjik

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin kuban Ricardo Cabrisas Ruiz në Teheran të mërkurën tha:

Zgjerimi i lidhjeve të Iranit dhe Amerikës Latine çon në rritjen ekonomike të të dyja palëve dhe parimi kryesor i Iranit është zhvillimi i marrëdhënieve me vendet e pavarura përfshirë Kubën, që bëjnë rezistencë ndaj sistemit arrogant global. Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, Hoxhatoleslam Sejed Ibrahim Raisi, gjatë një takimi me Ricardo Cabrisas Ruiz, zëvendëskryeministrin kuban, marrëdhëniet Teheran-Havana i cilësoi si strategjike dhe tha: Kapacitetet e ndryshme të dy vendeve duhet të përdoren për të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e tregtisë, ekonomisë, bujqësisë, shëndetësisë dhe kujdesit mjekësor. Presidenti theksoi: Marrëdhëniet pozitive dhe konstruktive dypalëshe midis Iranit dhe Kubës mund të shtrihen edhe në fushën e ndërveprimeve ndërkombëtare. Duke shprehur kënaqësinë për rezultatet e takimit të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Iranit dhe Kubës, presidenti shtoi: Bashkëpunimi konstruktiv mes dy vendeve në fushën e shëndetit dhe mirëqenies ka një potencial të madh zgjerimi dhe Irani dhe Kuba duke u mbështetur në fuqinë e brendshme mund të arrijnë vetëmjaftueshmërinë në fusha të ndryshme si prodhimi i produkteve strategjike. Gjatë takimit, zëvendëskryeministri i Kubës, Cabrisas, i dorëzoi Presidentit iranian një mesazh të Presidentit kuban dhe theksoi dëshirën e vendit të tij për të zhvilluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Republikën Islamike të Iranit. Duke i përshkruar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare midis Teheranit dhe Havanës si strategjike dhe të thella, zëvendëskryeministri kuban tha: Me plane afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, marrëdhëniet Iran-Kubë mund të rriten nga niveli i marrëdhënieve dypalëshe në nivelin e ndërveprimeve shumëpalëshe sidomos në rajonin e Amerikës Latine.

Tags